PSD-ja me aksion simbolik para selisë së PDK-në dhe LDK-së, Hamzën dhe Abdixhikun i shpall ‘anëtarë nderi’ të Vetëvendosjes
26 shkurt 2026
| 13:41
Partia Socialdemokrate (PSD) ka organizuar një aksion simbolik para selisë qendrore të PDK-së dhe LDK-së për shkak të takimit të Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut me kryeministrin dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilin ka diskutuar për çështjen e presidentit të vendit.
Ky veprim i Hamzës dhe Abdixhikut është kundërshtuar nga PSD-ja, ku të enjten kjo parti në mënyrë simbolike ia ka ndarë Hamzës dhe Abdixhikut kartelën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se PDK-ja dhe LDK-ja janë shndërruar në degë të Vetëvendosjes, ndërsa Hamza dhe Abdixhiku “anëtarë nderi” të kësaj lëvizje.






