PSD-ja: Qeveria i përmend punëtorët vetëm për fushatë

20 qershor 2023 | 11:55

Partia Socialdemokrate (PSD) e drejtuar nga Dardan Molliqaj, ka reaguar për numrin e punëtorëve që po vdesin në vendin e punës.

“Edhe një punëtor vdes në vendin e punës. Për arsyen e njëjtë, për shkak të mungesës elementare të kushteve në punë. Përveç i paguar keq, punëtori në Kosovë është edhe i pambrojtur. Kështu, çdo ditë pune, për secilin punëtor mund të jetë dita e fundit e jetës së tij”, është thënë në njoftimin e PSD-së.

Sipas kësaj partie, ky është shteti i mirëqenies që e propagandon kryeministri Kurti.

“Ky fenomen shqetësues është fytyra e vërtetë e kujdesit të shtetit ndaj shtresës punëtore. Qeveria i përmend punëtorët vetëm për fushatë, në pushtet i harron duke i lënë nën mëshirën e punëdhënësit. Në vend se të zgjerohet kujdesi i qeverisë edhe në sektorin privat, kjo qeveri i ka shpallur luftë edhe atyre që janë nën kujdesin shtetëror duke i luftuar sindikatat. Edhe sa të tjerë do te vdesin? Edhe sa kohë qeveria do të jetë e shurdhër karshi pabarazisë dhe keqtrajtimit të punëtorëve në sektorin privat?”, është theksuar në njoftimin e PSD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas suksesit ndaj Moldavisë në “Air Albania” të cilën e…