PSD-ja: Të lirohen Dardan Molliqaj dhe Adem Megjuani

02 shkurt 2022 | 13:18

Partia Socialdemokrate ka kërkuar lirimin e kryetarit të saj Dardan Molliqaj dhe Adem Megjuani, të cilët, sipas kësaj partie po mbahen padrejtësisht në burg.

PSD-ja ka njoftuar se Dardan Molliqaj nuk i është treguar fletëarresti para se të arrestohet dhe as në stacion të policisë.

“Asnjë ftesë për thirrje nuk i është dorëzuar Dardan Molliqajt sipas Procedurës së Kodit Penal. Dardani ka qenë në shtëpinë e tij dhe në zyrë. Ai ka vazhduar aktivitet e tij, takimet në qytet e konferencën për media në zyrë. Arrestimi i tij, me 60 policë, pak para emisionit televiziv, është politik. Pushteti dëshiron të hesht opozitën kritikuese”.

“Ndërkohë, aktivisti Adem Megjuani iu përgjigj pozitivisht ftesës së pranuar nga policia dhe u paraqit në stacionin policor në kohën e caktuar sipas ftesës. Pavarësisht kësaj, ndaj tij u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orëve. Kjo tregon që çështja nuk është aspak procedurale. Qëllimi përfundimtar i një aksioni të tillë të arrestimit, me plot skandale e parregullsi është frikësimi. Por nuk frikësohemi, as nuk zbrapsemi”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ka përpiluar raportin e katërt…