
PSD: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën
27 janar 2022
| 16:57
Aktivistët e PSD-së kanë vazhduar përgatitjet për protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Përmes një njoftimi për medie, kjo parti ka nxjerr sloganin e protestës.
“Zyrës së ZRRE-së i quam mesazhin e qartë në vend; nuk mund të lejojmë që çmimi i energjisë elektrike mbi kurrizin e mirëqenies së qytetarëve e për interesat e KEDS. Nuk mund të lejojmë që zhvatja që po iu bëhet qytetarëve, duke marrë para nga buxhet i Kosovës për të ruajtur profitin e KEDS, të kaloj. Veprimet e tyre vetëm sa e rrisin rezistencën e protestën tonë! Me 29 janar, ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, protesojmë kundër aleancës së Kurtit për interesat e KEDS-it e kundër qytetarëve të Kosovës”, është thënë në njoftimin e PSD-së.