Pse duhet votuar Luan Dinaj për deputet nga radhët e Nismës

25 shtator 2019 | 16:38

Luan Dinaj është kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate. Ai është duke kërkuar votën e qytetarëve të Kosovës për të fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Dinaj është vëlla i heroit të Kosovës, Asllan Dinaj, i cili ka rënë heroikisht në lufta e lavdishme e UÇK-së.

Biografia e Luan Dinajt:

Luan Canë Dinaj, u lind më 4 maj të vitit 1987 në Skivjan të Gjakovës në një familje atdhetare. Shkollën fillore e kreu në Skivjan, të mesmen në SH.M.L. “Kadri Kusari në Gjakovë.

Studimet universitare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë. Po aty kreu edhe studimet postdiplomike master i juridikut: Moduli ndërkombëtar.

Guximi, zgjuarsia dhe përkushtimi për punë e karakterizon personalitetin e Luanit. I afërt dhe shumë miqësor me njerëzit që e rrethojnë dhe shumë aktiv dhe profesional në punët që kryen si për familjen ashtu edhe për shoqërinë dhe shtetin.

Aftësia e tij profesionale po dëshmohet në kryerjen e punës si drejtor në Drejtorinë Komunale për Emergjenca dhe Shpëtim në Gjakovë.

Pozitë kjo që e mbanë për afro dy vite, konkretisht që nga 18 dhjetori 2017. Fal punës dhe përkushtimit të Luanit, dikasteri i zjarrfikësve të Gjakovës ka fituar donacion në vlerën mbi 100,000 euro.

Ky është një shembull i mirë për të treguar se si udhëhiqet një dikaster kaq i rëndësishëm në komunë dhe në Kosovë.

Luan Dinaj është vëlla i heroit të Kosovës Asllan Dinaj i dalë nga lufta e lavdishme e UÇK-së.
Luani është shembull model i punës, angazhimit dhe profesionalizmit në Republikën e Kosovës.

Me njerëz të tillë ndryshime të mëdha pozitive në Kosovë do të ndodhin!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur gjatë një ndeshjeje kikboksi.…