
Pse është i rëndësishëm Lvivi?
Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse kanë kryer një sulm me raketa në një qendër trajnimi ushtarak pranë qytetit të Lviv.
Gazetarët e BBC-së në Lviv thonë se nuk u dëgjuan shpërthime në qendër të qytetit.
Lviv është vetëm 80 kilometra larg kufirit polak dhe një destinacion për shumë ukrainas që ikin nga pjesë të tjera të vendit.
Në ditët e para të pushtimit, forcat ruse synuan rajone në veri, lindje dhe jug, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.
Por, ditët e fundit forcat ruse kanë synuar rajone në qendër, si Dnipro, dhe në perëndim si Ivano-Frankivsk, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Lviv, një qytet historik dhe piktoresk i njohur për trashëgiminë e tij kulturore, deri më tani ka mbetur i paprekur nga rusët.
Por, edhe ky vend është përgatitur për luftë dhe ka kryer përgatitjet për të mbrojtur monumentet e veta historike.