Pse fitoi VV?
Haki MORINA
Dikush quditet pse ka fituar VV-ja. Për mua është krejtësisht e natyrshme fitorja e saj.
Albin Kurti me mjeshtri arriti ti mbledhë në një mekanizëm të gjitha shtresat shoqërore që nuk e përkrahën luftën çlirimtare. Ato shtresa lëre që nuk e përkrahën UÇK-në, por edhe ishin kundër intervenimit të NATO-s. Pastaj futi në listat e tij, sa për të krijuar idenë që nuk janë kundër UÇK-së, edhe disa çlirimtarë të “refuzuar” nga “Partitë e luftës”. E dihet që këto shtresa, së bashku, përbëjnë shumicën dërmuese të popullsisë së Kosovës.
Dikush mund të thotë, e si u bë shteti i Kosovës, kur shumica nuk e përkrahën luftën çlirimtare?
Luftën çlirimtare e kanë bërë pakica. Por kjo i mjaftoj NATO-s për të nxjerrë pretekstin e sulmit ndaj Serbisë, dhe u realizua çlirimi.
Vetem Hashim Thaçi arriti ti “dekompozoj” këto shtresa masive jo-çlirimtare dhe siguroj vota sa për të marr mandatin e krijimit të instituciove, dhe doli fitues.
Të tjerët s’kanë aftësi as zotësi ta bëjnë këtë gjë. Dhe jo rastësisht, edhe sot, të gjitha këto shtresa anti-luftë, të grumbulluara rreth Albin Kurtit, e sulmojnë me ngulm dhe në mënyrë të pandërprerë figurën e madhe të Hashim Thaçit, edhe pse ai është në burg dhe s’mund të përgjigjet.
(Në foto, babai im me Hashim Thaçin, në vitin 2005)



