Pse harrohet Iljaz Kurteshi?!

08 shtator 2025 | 17:22

Shkruan: Fahri Musliu

Dje, (07.09.25) në Kosovë, në mënyrën më modeste u shënua 35 vjetori i  miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, ku nëpër tv pati edhe mysafir. Por për habi askush nuk e përmendi, madje as pushtetarët e politikanët, emrin e Iljaz Kurteshit, ideatorit dhe realizatorit, bashkë me Fehmi Aganiin, Gazmend Zajmin e tjerë, të hartimit të kushtetutës dhe mbajtjes së kësaj  mbledhje historike të Kuvendit në Kaçanik.

Madje mjeshtëria e organizimit nga ai ka qenë aq madhështore sa që këtë mbledhje nuk kanë mundur ta zbulojnë as shërbimet sekrete policore e ushtarake të Serbisë e Jugosllavisë.

Është për keqardhje që figura dhe angazhimi i zotit Iljaz Kurteshi po injorohet. Jo vetëm për këtë rast por për veprimtarinë e tij të përgjithshme që nga koha e hartimit dhe miratimit të Kushtetutës së vitit 1974, ku Krahina Socialiste  e Kosovës u bë pjesë përbërëse dhe subjekt i Federatës jugosllave dhe NË përbërje të Serbisë, e barazuar me të gjitha njësitë tjera federale. E madje duke e gëzuar edhe të drejtën e vetos si në institucionet e Serbisë ashtu edhe në ato të federatës jugosllave.

Lavdi e përjetshme figurës dhe veprës së Iljaz Kurteshit.

P. S. Iljaz Kurteshin e kam njohur për herë të parë  direkt në shtator të vitit 1987, në kabinetin e tij si kryetar i Kuvendit të RSF të Jugosllavisë kur edhe e zhvillova intervistën për gazetën Rilindja. Nga atëherë dhe pastaj, si delegat i Kuvendit në Dhomën Federative, kemi pasur raporte të afërta e të sinqerta.

Madje është i vetmi politik shqiptar që vazhdimisht më konsultonte për shumë çështje dhe mi jepte paraprakisht tia lexojë dhe ti jap vërrejtje e sugjerime fjalimeve a diskutimeve të tij në punimet e Kuvendit. Për shkak të këtyre kontakteve në Televizionin e Beigradit kishin përhapur lajmin se unë po i nxis dhe dirigjojë delegatët shqiptar për diskutime të ashpra kundër nacionalizmit serb, për separatizëm dhe në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve e të Kosovës. Ka qenë edhe iniciator për padinë kundër Serbisë në Gjykatën e Strasburgut për shkak shkeljes së kushtetutës jugosllave me rastin e suprimimit të autonomisë së Kosovës  që atëherë e pata cilësuar si  puç kushtetues nga ana e regjimit serb.

Ajo ankesë për fat të keq nuk është shqyrtuar kurr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personat e lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot (e…