
Pse i djeg “Vetëçvendosjes” një protestë pro Thaçit?
Nga Petro Koçi
Reagimi i paprovokuar i Vetëçvendosjes ndaj protestës mbarëkombëtarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që do zhvillohet në Tiranë në dukje duket si idiotësi, por në fakt është një djallëzi kundër UÇK-së dhe protagonistëve të saj.
E mbetur pa gjah tjetër si ai i Ballkanit të Hapur, LV-ja kërkon të fusë hundët e të mbjellë përçarje ku edhe si të mundet.
Këtë qëllim në nivel poshtërsie antishqiptare e zbuloi më shumë se çdo insinuatë tjetër sulmi pa pikën e justifikimit ndaj kryeministrit të Shqipërisë, i cili në rastin e mbështetjes se hapur ndaj protestës nuk përmendte e as nënkuptonte kerrkund Al Binin.
Pse ndihet e provokuar Vetëçvendosja nga një protestë që mbështet Hashim Thaçin?
A nuk është idiotësi dhe poshtërsi të sabotosh një protestë pro Thaçit me argumentin se vetë ai dhe të tjerët si ai kanë përkrahur dhe votuar ngritjen e Gjykatës Speciale?
Ku na qenka ligjëruar që nëse ti voton ngritjen e një institucioni nuk paske të drejtë të protestosh kundër tij nëse ai organ të zhgënjen dhe nuk përmbush pritshmëritë?
Deklarata e LV-së është paburrëri dhe frikë.
Është djallëzi dhe përçarje.
Është shpirtvogëlsi dhe xhelozi mjërane.
LV-ja nuk e bën dot historinë që shkroi me gjak UÇK!-ja.
Nacionalizmi populist i LV-së deri tani i ka shërbyer vetëm qëllimeve elektorale të Al Binit në Kosovë dhe të Vuçiqit në Serbi.
Dështimet flagrante të Al Binit në politikën e jashtme, të cilat i mbuloi ca kohë me histerinë kundër Ballkanit të Hapur nuk pinë më ujë me sulmin politik ndaj mbështetësve të udhëheqjes së burgosur të UÇK-së dhe Edi Ramës.
Populizmi i paskrupullt doli lakuriq. Lojës “armiqësore” për vota të çiftit Al Bin dhe Vuçiqit po i vjen fundi. Thirrja e Vetëçvendosjes për të dështuar protestën do dështojë.