 
                    Pse i rriten pensionet e shtesat në këtë kohë?, Kurti: Më mirë tash se nuk e dimë a do të ketë qeveri të re sivjet apo vitin tjetër
Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve dhe shtesave në një kohë të pasigurive institucionale dhe në mes të zgjedhjeve lokale.
Pse i mori tash këto vendime dhe s’ka pritur ta bëjë më vonë në një qeveri me mandat të plotë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se “më mirë të merren” tash.
“Nëse ata do të ishin dakord për ta shtyrë edhe unë do të isha dakord”.
“E kemi lexuar dhe rilexuar ligjin dhe kemi ardhur në përfundimi se mund ta bëjmë. Rrjedhimisht, nuk kemi arsye pse ta shtyjmë. Më mirë kështu që edhe vazhdojmë të jemi qeveri në detyrë e që i morëm këto vendime të mira sesa të thonë që të presim për qeverinë e re e cila nuk e dimë a është sivjet apo vitin e ardhshëm dhe vetëm atëherë do të mund t’i gëzoni”, ka thënë Kurti.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        