Pse Kosova nuk mund të jetë Zvicër dhe çfarë duhet të bëjmë në Kosovë?

05 prill 2026 | 20:46

Shkruan: Agim Shahini, kryetar i AKB-së 

Shpeshherë dëgjojmë krahasime të thjeshta: “Kosova duhet të jetë si Zvicra”.

Një vend neutral, pa konflikte, me stabilitet të lartë dhe ekonomi të zhvilluar. Por realiteti është më kompleks. Jo çdo shtet mund të ndjekë të njëjtën rrugë, sepse historia, pozicioni gjeopolitik dhe rrethanat janë krejtësisht të ndryshme.
Zvicra është një ndër rastet më të rralla në botë – një shtet që ka ruajtur neutralitetin për më shumë se dy shekuj dhe nuk ka marrë pjesë në luftëra moderne. Ky model është ndërtuar mbi stabilitet të hershëm, institucione të forta dhe një pozicion gjeografik që i ka lejuar të qëndrojë jashtë konflikteve të mëdha.

Ndërkohë, Kosova vjen nga një histori krejt tjetër. Vetëm pak dekada më parë, vendi ynë kaloi përmes një konflikti të rëndë si , duke dalë prej saj me sfida të mëdha në ndërtimin e shtetit, ekonomisë dhe sigurisë.
Për më tepër, Kosova ndodhet në një rajon që historikisht ka qenë i ndjeshëm ndaj tensioneve politike dhe etnike. Ndryshe nga Zvicra, ne nuk kemi luksin e izolimit strategjik apo neutralitetit absolut. Siguria jonë lidhet ngushtë me aleancat ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal.
Por kjo nuk do të thotë se nuk kemi çfarë të mësojmë.

Mësimi kryesor nga modeli zviceran nuk është neutraliteti, por forca e brendshme. Zvicra është e fortë sepse ka ndërtuar:
institucione të qëndrueshme,ekonomi konkurruese,besim të lartë në sistem e këtu hyn roli i ekonomisë.

Një shtet i dobët ekonomikisht nuk mund të jetë i fortë politikisht dhe as i sigurt strategjikisht. Për këtë arsye, zhvillimi i sektorit privat në Kosovë duhet të jetë prioritet kombëtar. Bizneset nuk janë vetëm motor i rritjes ekonomike – ato janë garanci për stabilitet dhe rezistencë ndaj krizave.

Aleancës Kosovare të Bizneseve, beso fuqishëm se Kosova duhet të ndërtojë modelin e saj – jo të kopjojë të tjerët.

Ne duhet të forcojmë prodhimin vendor të krijojmë klimë të favorshme për investime dhe biznes dhe të rrisim konkurrueshmërinë në tregjet vendore dhe në at ndërkombëtare.

Në vend që të synojmë të jemi “një Zvicër e vogël”, duhet të synojmë të jemi një Kosovë e fortë me zhvillimi ekonomik pa pengesa më të gjitha avantazha që i kemi.

Sepse në fund, paqja dhe stabiliteti nuk janë vetëm rezultat i politikës së jashtme – ato janë pasojë e një ekonomie të shëndetshme dhe një shteti funksional.
Kosova nuk mund të jetë Zvicër.
Por mund të bëhet një histori suksesi në mënyrën e saj si model në Ballkanin Perëndimor tha Agim Shahini kryetar I AKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga jeta Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të…