Pse Meta nuk u takua me Erdoganin?

18 janar 2022 | 08:39

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se nuk u takua me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan pasi ai ishte i ftuar nga qeveria dhe nuk u kërkua takim me presidentin.

“Ai ishte i ftuari i qeverisë dhe është sjellë si i ftuari i saj. Nuk mund të them se si është protokolli. Marrëdhëniet me Turqinë kanë qenë, janë dhe do të jenë shumë të mira edhe kur ne të mos jemi në këto poste. Asnjëherë nuk e kam pasur shqetësimin se nuk do jemi pjesë e protokollit. Mos u merrni me këtë, merruni me inceneratorët dhe çështje të tjera. Këto janë kurthe që bëhen për të shmangur vëmendjen. Unë nuk ndjehem fare i fyer sepse nuk ka qenë i ftuar nga unë. Ai ka disa funksione, është president, por edhe kryetar qeverie, edhe kryetar partie”, tha Meta në një intervistë në Syri Tv.

Por a ishte shfaqja në ceremonitë për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, një karshillëk për Erdogan?

“Kam patur nje dite shume te mire sot. Ne kalendarin tim 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nentori jane data shume te rendesishme. Nuk kam asnje koment per viziten e z.Erdogan sepse sic ju thashe jam shume i lumtur qe axhenda ime sot ka qene plotesisht e fokusuar tek perkujtimi i vepres se Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, tha Meta, shkruan lapsi.al.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjergj Kastriot Skenderbeu është heroi kombëtar, por roli dhe vepra…