“Pse po folni budallakina?”, reagimi i Sveçlës pasi dikush i tha pse po e imiton Albin Kurtin

19 prill 2025 | 11:57

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i ka penguar një pyetje që iu bë teksa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive.

Sveçla nuk u dal për t’u deklaruar para gazetarëve, por fliste duke ecur.

“Pse po e imitoni Albin Kurtin me fol tu ecë”, është pyetja që iu bë pastaj.

Sveçla pasi e dëgjon këtë, kthehet dhe thotë “Pse po folni budallakina?”.

Paraprakisht, Sveçla e cilësoi këtë ditë si “ditë e mirë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e…