Pse po rriten kaq shpejt kriptovalutat?

11 korrik 2025 | 08:33

Kriptovaluta Bitcoin ka shkuar drejt nivelit historik prej 118,400 mijë dollarësh, duke treguar një forcë të qëndrueshme pavarësisht mungesës së një katalizatori të veçantë.

Kjo rritje tregon interesin e madh që ka tregu për kriptovalutat.

Largimi nga dollari pas humbjes së fuqisë kundrejt monedhave tjera, shumë investitorë ka nxitur të kërkojnë alternativa për të mbrojtur pasuritë e tyre, duke rritur kërkesën për kriptovalutave si një mënyrë e mirë për diversifikim financiar dhe mbrojtje nga inflacioni.

Përveç Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera, po rritet edhe interesimi për koleksionet digjitale (NFT-të), që po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara si forma e re e investimeve dhe pasurive digjitale.

Ekspertët parashikojnë se kriptomonedhat dhe teknologjitë e lidhura me to do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të ndikojnë në mënyrën se si ne menaxhojmë dhe investojmë paratë tona, duke përfshirë edhe përdorimin më të gjerë të blockchain-it në fusha të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e publikimeve nga emisioni Debat Plus në ciklin…