Pse po shfaqet harresa te moshat e reja? Flet mjekja

03 korrik 2026 | 08:56

Sëmundja neurologjike e demencës ka filluar të shfaqet edhe në mosha të reja ndonëse është njohur për shumë kohë si “sëmundje që prek pleqtë”.

Mjekja Aurora Dollenberg tha se kjo po ndodh për shkak të mënyrës komplet ndryshe të jetesës për dallim nga gjeneratat e vjetra.

“Nëse më parë e kemi pasë këtë mitin e gabuar që është vetëm për të moshuarit, studimet e reja tregojnë tanimë që demenca, harresat, disorientimi, mund të fillojnë në mosha shumë më të hershme”, ka thënë Dollenberg në Orën 7 të Klan Kosovës.

“Pra, niveli i moshës është zhvendosur tani 35 vjeç, dhe jo më 70 vjeç”.

“Patjetër që stili i ndryshuar i jetesës bën që të kemi edhe pasoja në nivelin e trurit, nuk mund të pretendojmë se sikur kanë jetuar gjyshërit tanë që nuk kishin as ekrane televizori, e aq më pak celularë apo mjete të tjera elektronike, nuk kishin pesticide nëpër ushqimet e tyre, nuk kishte supermarkete e të tjera me radhë…nëse e krahasojmë thjesht me gjyshërit tanë që i njohim dhe i kemi akoma afër, jeta e brezit tonë dhe atyre brezave të rinj nga gjenerata Z që e quajmë, pothuajse ka ndryshuar qind për qind dhe kjo bën që truri ynë të sillet komplet ndryshe dhe të ketë rreziqe komplet të reja”.

“Armiku kryesor i trurit në kohërat moderne është me të vërtetë celulari. Të gjitha këto ekranet që ne i përdorim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell por…