Pse u arrestua Kodak Black?

21 prill 2019 | 13:29

Reperi Kodak Black u arrestua për drogë dhe armë derisa po përpiqej të kalonte nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara.

Policia ka njoftuar se ai ishte midis tre personave të mërkurën në një makinë të tipit “Escalade Cadillac”, ngjyrë të zezë, në të cilën u gjet marijuanë dhe pistoletë Glock 9mm.

Përveç akuzës për posedim të drogës dhe armëve, ai përballet me një akuzë në Karolinën e Jugut për sjellje të keqe seksuale, nën dyshimin se dhunoi një grua pas një koncerti në vitin 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllezërit Jonas po kthehen në skenë. Të tretë do të…