
Pse u desh kaq gjatë që Ronaldo dhe Georgina Rodriguez të fejoheshin?
Cristiano Ronaldo ka zyrtarizuar fejesën me partneren e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodriguez, duke i propozuar me një unazë diamanti luksoze.
Lajmi surprizoi miliona fansa, pasi shumë prej tyre mendonin se çifti ishte martuar prej kohësh.
Ata u njohën në vitin 2016 në një dyqan Gucci në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh, ndërsa Ronaldo ishte në kulmin e karrierës te Real Madrid, shkruan DailyMail.
Gjatë këtyre viteve, çifti ka përjetuar lëvizje të mëdha, nga Spanja në Itali e më pas në Angli, si dhe momente të gëzuara, mes tyre lindja e katër fëmijëve, përfshirë edhe binjakët nëpërmjet një nëne surrogate.
Por, kanë kaluar edhe periudha të vështira, si humbja tragjike e njërës prej binjakëve në vitin 2022.
Përveç sfidave personale, Ronaldo është përballur edhe me polemika publike, përfshirë akuzat për përdhunim nga Kathryn Mayorga, të cilat ai i ka mohuar kategorikisht. Çështja u hodh poshtë përfundimisht nga gjykata në vitin 2023.
Sot, çifti jeton në Arabinë Saudite, ku Ronaldo luan për Al Nassr dhe ka nënshkruar një kontratë rekord.
Ndërkohë, Georgina ka ndërtuar një profil të sajin në botën e famës, përmes serialit të saj në Netflix.
Fejesa e tyre shënon një hap të ri në marrëdhënien e gjatë, të cilën ata e kanë ruajtur pavarësisht sfidave dhe thashethemeve ndër vite.