Pse Zabërgja para Zhegrovës? Arsyetohet Foda
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar konferencë për medie para ndeshjes së madhe ndaj Kombëtares së Turqisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës.
Selektori i Kosovës, Franco Foda është pyetur se përse kishte vendosur në ndeshjen ndaj Sllovakisë që ta inkuadrojë në lojë, Baton Zabërgjën dhe jo Edon Zhegrovën.
“Baton Zabërgja para Edon Zhegovës, a është kjo si pasojë e minutazhës së ulët te Juventusi? Kam besim të madh tek të gjithë lojtarët, po ashtu edhe te Edoni”.
“Secila lojë ka rëndësinë e vetës dhe duhet të vendosi se kë të inkuadrojë. Te Sllovakia kanë luajtur me topa të gjatë, andaj na është nevojitur një lojtar me trup-gjatë. Ndoshta nesër Edoni do të luajë nga fillimi”, ka thënë Foda.
Përballja Kosovë-Turqi zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri në ora 20;45.
Selektori i Kosovës në konferencë për media ka thënë se kjo ndeshje ka rëndësi të madhe.



