PSG-Inter, formacionet e mundshme

31 maj 2025 | 13:37

Të dyja skuadrat kërkojnë hakmarrje: për Paris Saint-Germain do të ishte trofeu i parë i Ligës së Kampionëve në histori, ndërsa për Interin i katërti, plot pesëmbëdhjetë vite pas ‘tripletës’ legjendare që mbetet triumfi i fundit italian në elitën e futbollit europian.

Ka ardhur dita më e pritur e sezonit: finalja e Champions League.

Gjendja e Paris Saint-Germain

Luis Enrique ka një dilemë në repartin ofensiv: të aktivizojë talentin në rritje Doué apo Barcola për të kompletuar treshen sulmuese me Dembélé dhe Kvaratskhelia.

Në portë do të jetë Donnarumma, ndërsa para tij qëndron dyshja mbrojtëse Marquinhos–Pacho, me Hakimi dhe Nuno Mendes në krahët e mbrojtjes. Në mesfushë, pritet një treshe teknike: Joao Neves, Vitinha dhe Fabian Ruiz.

Gjendja e Interit

Të gjithë lojtarët janë në dispozicion për Simone Inzaghin, që rikuperon edhe Pavard. Konkurrenca mes francezit dhe Bisseck është i vetmi dyshim i vërtetë në formacion, me ish-lojtarin e Bayern-it favorit për titullar.

Në pjesën tjetër, formacioni do të jetë ai standard: rikthehet dyshja sulmuese Thuram–Lautaro, e njohur si “ThuLa”. Në mbrojtje, Acerbi dhe Bastoni do të vendosen përpara portierit Sommer. Krahët do të mbulohen nga Dumfries dhe Dimarco, ndërsa në mesfushë do të luajnë Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan.

Formacionet e mundshme:

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Vitinha, Joao Neves, Fabian Ruiz; Dembélé, Doué (Barcola), Kvaratskhelia.

Trajner: Luis Enrique

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard (Bisseck), Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.

Trajner: Simone Inzaghi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fillim nga ora 16:00, “Fadil Vokrri” do të jetë…