PSG-ja, 210 milionë euro për tre lojtarë të Realit

15 maj 2019 | 11:25

PSG-ja është duke u interesuar për tre kampionë në largim nga Reali i Madridit.

Plani është për të shpenzuar 210 milionë euro për t’i transferuar në kryeqytetin francez, Gareth Balen, Iscon dhe Toni Kroosin.

Sulmuesi uellsian, i cili vlerësohet 70 milionë euro, i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Zinedine Zidane, që e ka “përjashtuar” nga organika, duke mos e grumbulluar në ndeshjet e fundit të La Ligës, ndërsa mesfushorët, që vlerësohen 60 milionë i pari (Isco) dhe 80 milionë i dyti (Kroos), nuk kanë përfituar nga mundësitë që ua ka ofruar trajneri francez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një…