PSG-ja dhe Liverpooli kualifikohen në çerekfinale

10 mars 2021 | 22:53

Portos dhe Borussia Dortmundit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve u janë bashkuar edhe PSG-ja dhe Liverpooli.

PSG-ja luajti baras me Barcelonën 1-1, në ndeshjen kthyese. Mbappe shënoi nga penalltia në pjesën e parë për 1-0, kurse Messi me një gol të bukur e barazoi rezultatin në 1-1. Në fund të pjesës së parë, Messi dështoi të kaloi Barcelonën në epërsi, pasi nuk shënoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë Barcelona luajti me mirë dhe krijojë edhe me shumë raste, por asnjë nuk u finalizua në gol. Notë të lartë meriton edhe portieri Navas që bëri disa pritje fantastike. PSG-ja kualifikohet falë fitores në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 1-4.

Ndërsa Liverpooli ashtu sikurse ndeshjen e parë edhe sonte fiti me rezultat 2-0, kundër RB Leipzig. Golat i shënuan Mohamed Salah dhe Sadio Mane. Shqiptari Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua fare në këtë ndeshje.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot më 10 Mars 2021, shqiptari lavdimadh, Udhëheqësi i papërsëritshëm…