PSG-ja dhe Unitedi në garë për Nkunkun
04 maj 2022
| 16:44
Paris Saint Germain dhe Manchester United janë në garë për shërbimet e sulmuesit të Christopher Nkunkun.
Francezi ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e Leipzig, e për rrjedhojë e ka ngjallur interesimin e shumë ekipeve me nam në Evropë.
Gjatë këtij sezoni, Nkunku ka kontribuar në hiç më pak se 50 gola. Për parisienët, një zëvendësim i shpejtë i Kylian Mbappe, që është i destinuar ta lërë “Parc de Princes”, do të ishte i domosdoshëm, ndërsa “Djajtë e Kuqë”, pas një sezoni dëshpërues, do të tentojnë të rikthehen në garë për titull, e për këtë po e shohin me prioritet përforcimin e vijës së sulmit.



