
PSG-ja e dëshiron Manen në vend të Mbappes
20 maj 2022
| 11:31
PSG-ja duket se është dorëzuar për Kylian Mbappe, i cili me shumë mundësi ka zgjedhur Realin. Në listën e zëvendësuesve të mundshëm të francezit në ditët e fundit duket se ka përfunduar dhe emri i sulmuesit të Liverpul, Sadio Mane.
Sipas “SportBild”, parisienët po e mendojnë seriozisht transferimin e sulmuesit të “The Reds” si një zëvendësues i mundshëm për Mbappe.
Liverpooli e konsideron lojtarin si një prej më kryesorëve të skuadrës dhe nuk do të pranonte asnjë ofertë për më pakë se 100 milionë eurosh për kartonin e tij.
Konkurrenca për 30-vjeçarin nuk mungon, pasi edhe Bayerni është në kërkim të një anësori në merkato, ku padyshim senegalezi shihet si një zgjedhje e duhur.