PSG-ja ‘forcohet’ me kthimin e Dembeles

20 tetor 2025 | 15:37

Ylli i Paris Saint-Germain dhe fituesi aktual i Topit të Artë, Ousmane Dembele, është pranë rikthimit në fushë pas një mungese disa-javore për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Sipas “Le Parisien”, sulmuesi francez pritet të përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e ardhshme të PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen.

Dembele u dëmtua në fillim të shtatorit gjatë një ndeshjeje me përfaqësuesen e Francës, vetëm pak minuta pasi u fut si zëvendësues.

Ky incident shkaktoi tension mes klubit parisien dhe stafit të kombëtares franceze, për shkak të shqetësimeve rreth menaxhimit të gjendjes fizike të lojtarit.

Pas një periudhe rikuperimi dhe trajtimi të kujdesshëm, 28-vjeçari tashmë është afër gjendjes optimale dhe stafi teknik i PSG-së ka sinjalizuar se ai mund të jetë pjesë e skuadrës përballë skuadrës gjermane.

Rikthimi i Dembeles është një lajm pozitiv për PSG-në, që synon të përforcojë repartin ofensiv në prag të sfidave të rëndësishme në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.

Forma e tij do të jetë vendimtare në ambiciet e klubit për të shkuar sa më larg në garat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës do të jetë pa disa lojtarë të…