
PSG-ja, gati edhe për një goditje të madhe
04 gusht 2021
| 16:33
PSG-ja vazhdon ta monitorojë situatën me qëllimin për të realizuar një tjetër goditje të bujshme në merkato pas zbarkimit në kryeqytetin e Francës të Donarumas, Hakimit, Sergio Ramosit dhe Wijnaldum. Në qendër të vëmendjes është Paul Pogba, që nuk rinovon me Manchester United.
Sipas “Le Parisien”, “Djajtë e Kuq” presin një ofertë që të shkojë nga 75 në 100 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Anglezët nuk nxitojnë dhe janë të gatshëm ta humbasin edhe me kosto zero vitin e ardhshëm. PSG-ja, nga ana tjetër, mund të presë edhe ditët e fundit të merkatos për të bërë sulmin vendimtar, por në fillim duhet të shesë lojtarët që konsiderohen të tepërt si Sarabia, Herrera, Kurzawa dhe Kehrer.