PSG-ja nënshkruan superkontratë me “Niken”

28 qershor 2019 | 17:53

PSG-ja ka nënshkruar kontratën e verës. Kampionët e Francës kanë arritur një marrëveshje fantastike me firmën “Nike” deri në vitin 2032.

Plot 80 milionë euro në vit do të përfitojë PSG-ja nga prodhuesi gjigant amerikan. Deri në vitin 2022 është aktive kontrata e vjetër me 25 milionë euro fitime në vit, ndërsa më pas fitimet do të shumëfishohen.

Ky pajtim ka të bëjë edhe me ekipin e femrave dhe atë të hendbollit, ndërsa PSG-ja e cilësoi si marrëveshja më e madhe e sponsorizimit në historinë e klubit. Bisedimet u udhëhoqën nga presidenti Naser Al-Khelaifi dhe një marrëveshje e tillë e fut PSG-në në pesë klubet me kontratat më të mëdha të nënshkruara me sponsorët sportivë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të premten ka…