
PSG-ja nuk e lejon të largohet Ramosin
Me golin në “frymën e fundit”, Gonçalo Ramos i dha PSG-së shansin të shkonte te penalltitë kundër Tottenham dhe fitonte Superkupën e Evropës. Në mbrëmjen magjike të Udines, portugezi shënoi për 2-2, duke e çuar ndeshjen te 11-
metërshat dhe heshtur zërat për një largim të mundshëm. “Po, do të qëndroj te PSG”, ka deklaruar Ramos për “Le Parisien”. 24-vjeçari, që pas ardhjes së Luis Enrique ka humbur minutazhin e aktivizimit për shkak të spostimit të Ousmane Dembeles në rolin e qendërsulmuesit.
Për pasojë ishte përfolur largimi këtë verë, me Milanin që ka “sondazhuar” situatën e tij. Tani, pas këtij goli vendimtar, pak ditë para nisjes së Ligue 1, klubi kampion i Evropës duket i vendosur ta mbajë Ramos, me këtë të fundit gati për të qenë sërish njeriu i momenteve të mëdha.