
PSG-ja ofron 80 milionë euro për Gavin
30 korrik 2025
| 13:17
Paris Saint-Germain është gati të ofrojë 80 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës, Gavi, sipas “Fichajes”. Trajneri Luis Enrique, që e njeh mirë lojtarin nga Kombëtarja spanjolle, e dëshiron si pjesë kyçe të projektit të tij në Francë.
Barcelona, përballë vështirësive financiare dhe kufizimeve nga rregulli 1:1, mund të detyrohet të marrë vendime të vështira këtë verë – përfshirë shitjen e lojtarëve të rëndësishëm. Gavi shihet nga PSG-ja si zëvendësues ideal për Fabian Ruiz dhe përforcim i përshtatshëm në mesfushën me Vitinha dhe Joao Neves.