PSG-ja pëson një tjetër humbje në Ligue 1

02 prill 2023 | 23:25

PSG-ja pëson një tjetër humbje në kampionat, këtë herë kundër Lyon në shifrat 0-1. Pas humbjes 0-2 në “Parc des Princes” kundër Rennes, Messi e Mbappe me shokë dështuan të merrnin pikë në të njëjtin stadium ndaj ekipit të Laurent Blanc.

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Barcola në minutën e 56-të. Në pjesën e parë, Lyoni humbi një 11-metërsh, që u ekzekutua nga Lacazette, i cili u ndal nga shtylla.

PSG-ja edhe pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e parë në kuotë ne 66 pikëve, por tashmë diferenca me Lensin e vendit të dytë është vetëm 6 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra qytetarë të dielën marshuan për drejtësi në Prishtinë në…