PSG-ja synon Guardiolën

19 dhjetor 2019 | 17:04

Paris Saint-Germaini ia ka vënë syrin trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Klubi francez e ka bërë spanjollin si trajnerin favorit për ta zëvendësuar Thomas Tuchelin për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez, “Le10 Sport”. Gjiganti parisien do të ndahet me Tuchelin nëse ky i fundit nuk e fiton Ligën e Kampionëve në fund të sezonit. Pronarët nga Katari e kanë në opsion edhe Xavi Hernandezin.

Por, edhe Massimiliano Allegri është në radarin e PSG-së. Sidoqoftë, Guardiola, i cili mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, është dëshira më e madhe e kampionit francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Feronikelit ka rikthyer në radhët e veta dyshen…