PSG-ja transferon Zabarnyin për 63 milionë euro

12 gusht 2025 | 15:33

Kampionia e Evropës, Paris Saint Germain, ka konfirmuar blerjen e qendërmbrojtësit ukrainas Ilia Zabarnyi, i cili largohet nga Bournemouth.

Ky transferim, që ishte në proces prej ditësh, pritet të përmirësojë ndjeshëm repartin defensivë të kampionëve të Evropës. Pas afrimit të portierit Lucas Chevalier, Zabarnyi është përforcimi tjetër i madh i verës për PSG-në. Mbrojtësi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030. Te skuadra angleze, ai ishte një lojtar kyç në skuadrën e trajnerit Andoni Iraola, duke ndarë vijën e mbrojtjes me Dean Huijsen dhe duke bërë paraqitje mbresëlënëse në Premier Ligë.

Klubi anglez ka përfituar 63 milionë euro fikse nga shitja e tij, plus 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Luis Enrique tani ka në dispozicion një qendërmbrojtës të ri për të forcuar skuadrën në mbrojtjen e Kurorës së Trefishtë të fituar sezonin e kaluar. Ky është një nga transferimet më të shtrenjta të verës, duke treguar ambicien e PSG-së për të mbetur në majën e futbollit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka njoftuar se…