PSG-ja u mundua ta hiqte qafesh Neymarin, tash braziliani është lojtari kryesor

19 tetor 2022 | 14:30

Paris Saint-Germain (PSG) ishte munduar ta hiqte qafe Neymarin deri në minutat e fundit të afatit kalimtar të verës.

Kjo ishte një kërkesë e Kylian Mbappes, i cili i ka prishur raportet me sulmuesin brazilian.

Duke e pasur parasysh interesimin e pakët të klubeve, ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës mbeti në “Parkun e Princave”.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Pais”, i cili shpjegon se oferta e vetme konkrete kishte arritur nga Newcastle, një klub që është bërë i pasur, por që për momentin është larg nivelit të klubeve të mëdha evropiane, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe Chelsea ka shprehur interesim, por që bisedimet kurrë nuk kanë qenë serize dhe konkrete.

Londra do të ishte një destinacion i pëlqyer për përfaqësuesin brazilian pasi të luajë në Premierligë ka qenë gjithmonë një ambicie dhe dëshirë e tij.

Por, edhe ky destinacion dështoi dhe në fund Neymar mbeti në Paris.

PSG-së i ka rënë më së miri ky opsion pasi Neymar ka shpërthyer këtë sezon duke e arritur formën kulmore.

Me siguri, edhe drejtuesit e klubit francez janë të lumtur që s’e kanë hequr qafe super-sulmuesin brazilian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një zjarr i…