PSG-ja zyrtarizon transferimin e Icardit

31 maj 2020 | 13:27

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi nga Interi. Icardi ka firmosur kontratë me Parisin deri në qershor të vitit 2024, siç është njoftuar në faqen zyrtare të klubit.

Sulmuesi argjentinas ishte huazuar te klubi francez në verën e vitit të kaluar. Raportohet se Parisi ka paguar 50 milionë euro për transferimin e Icardit dhe tetë milionë euro tjerë në bonuse.

Icardi i ka realizuar 20 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka reaguar…