Psikologët: Udhëtimet ju bëjnë më të lumtur se paratë

11 korrik 2020 | 09:36

Shpesh herë, mendojmë që të pasurit një kuletë plot me para është lumturia më e madhe që mund të përjetojmë.

Por, psikologët kanë dëshmuar se ndjenjat tona të lumturisë janë në rritje kur blejmë diçka që duam, apo edhe kur udhëtojmë.

Sidoqoftë, ndjenja e kënaqësisë teksa marrim diçka të re, zhduket, kurse ndjenja e aventurës së udhëtimit prodhon hormone lumturie të cilat zgjasin për kohë të gjatë, shkruan Brightside.

Ne mund të lodhemi nga një pajisje e re ose të qëndruarit në makinë, mirëpo çdo kujtim i një aventure të kaluar është burim i një lumturie të vërtetë. Lumturi e cila zgjat një jetë të tërë.

Prandaj, këtë fundjavë udhëtoni nëpër Shqipëri, dhe përjetoni lumturinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të…