PSRK-ja dhe SPAK-u nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore

09 mars 2026 | 12:08

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të hënën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho.

Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK-u dhe PSRK-ja nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Gjatë takimit, Braho dhe Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional.

Braho riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur…