
Publikimi i shifrave për mbrojtjen e Thaçit, Rrusta: LV-ja e sheh luftën çlirimtare si diçka që po na kushton
Aktivistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Teutë Rrusata, i ka reaguar ashpër Ministrisë së Drejtësisë (MD), e cila ka treguar shifrat në lidhje me ndarjen e mjeteve për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.
Ajo ka vlerësuar se procesi ndaj krerëve të UÇK-së nuk mund të përkthehet në shifra.
Rrusta ka shkruar në “Facebook” se rryma politike që dominon sot në politikën vendore e sheh luftën çlirimtare si diçka që ka qenë e shmangshme.
Kjo rrymë, sipas saj, vlerëson se kjo luftë po i kushton Kosovës.
“Edhe? Se nuk po e kuptoj pse kjo paraqet lajm. Çështja për të cilën bëhet fjalë nuk përkthehet në shifra. Dëmi është i përmasave historike, por kjo rryma politike që dominon sot në politikën vendore e sheh luftën çlirimtare si diçka që ka qenë e shmangshme, rrjedhimisht po na kushton”, ka shkruar Rrusta.