Publikohen çmimet e derivateve, vazhdon rënia e naftës
13 maj 2026
| 11:46
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 13.05.2026.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizel) është 1.59 euro për litër, ndërsa për benzinën 1.49 euro për litër.
Çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.77 euro për litër.
Në njoftim thuhet se çmimet hyjnë në fuqi në ora 10:00.




