Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri – Angli
Një ndeshje vetëm sa për formalitet, pasi gjithçka ka marrë fund sa i përket vendit të parë dhe vendit të dytë për play-off në Grupin K.
Anglia veçse e kishte siguruar kualifikimin muajin e kaluar në Botëror, teksa Shqipëria në ndeshjen e 13 nëntor e siguroi play-offin e Botërorit, duke lënë prapa Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Para ndeshjes, dy selektorët, Sylivnho dhe Thomas Tuchel kanë vendosur për 11-shet startuese.
Sylvinho ka vendosur për disa ndryshime te Shqipëria, për dallim me atë ndaj Andorrës.
Myrto Uzuni e Nedim Bajrami e nisin nga fillimi në vend të Armando Brojës dhe Rey Manajt, teksa Ylber Ramadani e zëvendëson në mesfushë Juljan Shehun.
Naser Aliji luan në vend të Mario Mitajt, ndërsa Ardian Ismajli e zëvendëson Arlind Ajetin.
Ndërkohë, Tuchel ka vendosur që Dean Henderson ta zëvendësojë Jordan Pickfordin, teksa Harry Kane i prin sulmit, si kapiten.
FORMACIONET E PLOTA:
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Laçi, Ramadani; Uzuni, Bajrami, Hoxha.
ANGLIA: Henderson; Burn, Quansah, Stones, O’Reilly; Bellingham, Rice, Ëharton; Eze, Kane, Boëen.



