Publikohen fotografi të ushtrisë shqiptare në Letoni

26 mars 2020 | 14:24

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” disa fotografi të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura në Shqipërisë, të cilët janë në një mision në Letoni.

“Në një kohë që kolegët e tyre në Shqipëri janë të angazhuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19 dhe operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë, trupat e kontingjentit shqiptar në Letoni, të gjithë shëndoshë e mirë, vijojnë shërbimin në grup-batalionin e NATO-s në Camp Adazi, në përmbushje të detyrave tona ndaj Aleancës. FA në krye të detyrës, brenda dhe jashtë vendit!”, ka shkruar Xhaçka.

Në një kohë që kolegët e tyre në Shqipëri janë të angazhuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19 dhe…

Gepostet von Olta Xhacka am Donnerstag, 26. März 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i sezonit 2020 në Moto Gp dështon sërish për…