Publikohen pamjet, festë e çmendur e Shqipërisë në dhomat e zhveshjes pas fitores historike ndaj Serbisë

11 tetor 2025 | 23:14

Festë e madhe po zhvillohet në dhomën e zhveshjes, pasi Shqipëria regjistroi fitore të madhe në udhëtim te Serbia.

Goli i Rey Manajt ia fitoi pikët e plota “Kuq e Zinjve” në Leskovc, ndërsa iu afrohen shumë kualifikimit në play-offin e Kampionatit Botëror.

Pas ndeshjes, menjëherë ka nisur festa e çmendur e lojtarëve shqiptarë, ku të pranishëm ishin edhe përzgjedhësi Sylvinho e presidenti Armand Duka.

Në një video të publikuar nga “Top-Channel”, dëgjohet edhe tekniku brazilian “Do t’iu lë vetëm, por…”, mirëpo lojtarët shqiptarë nuk e lejuan pasi s’i ndalën festimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim…