Publikohet lista e gjerë e Kosovës

12 korrik 2019 | 11:21

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën (15 korrik) nga ora 10:00 do ta ketë grumbullimin e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të fazës së tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka shpallur listën e gjerë me 16 basketbollistë.  Kosova më 20 dhe 21 korrik do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.

Kosova në parakualifikime është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe (ndeshje vajtje-ardhje), ku fituesi i grupit kualifikohet tutje.  Raundi i tretë i parakualifikimeve për “Eurobasket 2021” do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Dardanët ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Lista e basketbollistëve  

Divine Miracle Myles, Valon Bunjaku, Dardan Berisha, Mikaile Tmusiq, Arian Qallaku, Edmond Azemi, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Fisnik Rugova, Lis Shoshi, Meriton Ismaili, Atik Koshi, Dardan Kapiti, Ujkan Karanezi, Samir Zekiqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krimet kibernetike përbëjnë sot një nga shqetësimet e mëdha për…