Publikohet plani për ndërtimin e tribunës veriore në stadiumin ‘Bajram Aliu’

16 nëntor 2023 | 13:36

Komuna e Skenderajt ka publikuar planet për projektin e ndërtimit të qytetit, ku përfshihet edhe ndërtimi i tribunës veriore të Stadiumit “Bajram Aliu”.

Komuna e Skenderajt e ka konfirmuar një gjë të tillë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Po fillon tani transformimi i pjesës së frekuentuar të qytetit tonë – Bulevardi “Ilaz Kodra”, ku ka filluar rrënimi i objekteve ekzistuese, për t’u zëvendësuar me objekte moderne, në të cilat operatorët biznesorë do të kenë kushte shumë më të mira të zhvillojnë veprimtarinë e tyre ekonomike, ndërsa pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i tribunës veriore të Stadiumit “Bajram Aliu”, e tërë kjo në funksion të zbatimit të planit rregullativ të qytetit të Skenderajt”, thuhet në njoftimin e komunës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehdi Berisha shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës së mesme…