Publikohet traileri i dokumentarit “Amy Winehouse – Back to Black” (VIDEO)

24 shtator 2018 | 19:55

Eagle Vision ka njoftuar ditë më parë se në fillim të muajit nëntor, do të publikohet dokumentari më i ri për Amy Winehouse, ndërsa së fundmi është publikuar traileri i tij, përcjellë KultPlus.

Dokumentari, i titulluar “Amy Winehouse – Back to Black”, tregon prapaskenat e këngëtares së ndjerë, duke treguar sekuenca të jetës së saj personale gjatë kohës kur po realizonte edhe albumin e saj të fundit.

Dokumentari i ri përmban pamje të pazbuluara më parë nga jeta e Winehouse, si dhe intervistat me Mark Ronson dhe Salaam Remi. Dokumentari do të përfshijë edhe filmime nga “Një Mbrëmje në Londër”, një shfaqje private që Winehouse organizoi për miqtë e saj, të njëjtën natë kur mori pesë çmime Grammy.

Filmi do të lëshohet në mënyrë digjitale, nëpërmjet DVD-së dhe Blu-Ray-së, dhe tani është në dispozicion për parapagim. Ai do të shfaqet më 2 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në listat e veteranëve mashtrues e ka gjetur emrin e…