
Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet i dyshuari nga Vushtrria
25 dhjetor 2022
| 10:06
Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti në rrjetet sociale kishte postuar video ku shihej duke shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me një karikator pa fishek.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.