Pula për Rugovën: Në vlugun e bombardimeve u takua me Millosheviqin

04 gusht 2025 | 22:12

Veprimtarja Luljeta Pula, në një rrëfim të rrallë në Pressing në T7, ka folur për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Ajo e ka përshkruar Rugovën me karakteristika pozitive, por theksoi se ai ka bërë gabime të pafalshme politike.

Pula përmendi edhe rastin e takimit të Rugovës me presidentin e atëhershëm të Federatës Jugosllave, Sllobodan Millosheviq.

“I thoja Rugovës, ai më dëgjonte. Ka qenë i urtë, i qetë, shumë i gatshëm për të amortizuar të gjitha llojet e konfliktit. Bile shpesh më thoshte: ‘Lule, më qetë fol, unë jam më temperament.’ Nuk thoshte jo, por vepronte me të tijën. Dhe, mbase pse i thoja personalisht, i jepja të drejtën vetes të flisja publikisht dhe ta kritikoja.”

“E kam vlerësuar shumë qetësinë e tij, maturinë. Ka qenë jashtëzakonisht i mbyllur, edhe pse raportet me njerëzit i ka pasur të mira. Ai u bë mit – ky popull nuk jeton pa mite – me qetësinë dhe me refuzimin që të futej në konflikt, qoftë edhe me kundërshtarët politikë.”

“Rugova u takua me Millosheviqin në kulmin e bombardimeve. Nuk është dashur ta pranonte takimin, por e pranoi. E buzëqeshja e tij… kjo nuk ka arsyetim,” ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha se e ka nisur një…