Punë e kryer, Carrick do të emërohet trajner i ri i Man Unitedit
13 janar 2026
| 11:44
Michael Carrick pritet të emërohet trajner i ri i përkohshëm i Manchester Unitedit.
Marrëveshja me ish-futbollistin e njohur anglez dhe me stafin e tij tashmë është arritur, ndërsa klubi anglez pritet të dalë me njoftim zyrtar shumë shpejt.
Carrick do të nënshkruajë kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa e udhëhoqi garën për këtë pozitë në 48 orët e fundit.
Ai shihet si pasues ideal i trajnerit të larguar, Ruben Amorim, ndërsa gjatë verës që vjen “Djajtë e Kuq” pritet ta gjejnë një trajner tjetër për periudhë afatgjate, ose eventualisht të vazhdojnë me Carrick, nëse ish-mesfushori anglez e tregon veten në këta muaj në “Teatrin e Ëndrrave”.



