“Punë qejfi”, Latifi shpjegon prejardhjen dhe kuptimin e organizimit ku mori pjesë Kurti

14 korrik 2021 | 11:51

Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka shpjeguar prejardhjen dhe kuptimin e simpoziumit që është mbajtur në Athinë të Greqisë, e ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Latifi ka shkruar se sympoziumi në thelb ka kuptimin e qejfit, “sym” që do të thotë mbledhje dhe “poison” që do të thotë pirje e alkoolit.

“Në faqen në internet të këtij simpoziumit ‘symi’ në Athinë, ku po merr pjesë kryeministri Kurti, thuhet se ‘ky takim është një mbledhje që mbahet një herë në vit, me mendimtarë globalë që ndjekin traditën e filozofëve antikë grekë’. Sigurisht kjo mbledhje duhet të zhvillohet në kushte luksi aristokratik. Pse? Sepse sympoziumet gjithmonë kanë qenë, në thelb, punë qejfi. Qysh nga koha kur u shpikën nga grekët e lashtë. Vetë kuptimi etimologjik i fjalës na e tregon këtë. Sympozium vjen nga fjalët ‘sym’ që do të thotë mbledhje, tubim, dhe ‘poison’ që do të thotë me pi alkool. Pra një takim ku njerëzit mblidhen me pi e me u argëtu së bashku dhe gjatë asaj kohe edhe me diskutu tema të lira, tema të badihavxhinjve”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të aventurës së Portugalisë në Euro 2020, Cristiano…