Punësim me të njohshëm

14 maj 2021 | 08:55

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shumica e qytetarëve mendojnë se punësimi në sektorin publik nuk bëhet në bazë të meritokracisë mirëpo përmes nepotizmit.

Në sektorin publik në Kosovë janë mbi 83 mijë të punësuar e, sipas një infografike të publikuar nga REL, 34.1 për qind e qytetarëve mendojnë se për t’u punësuar në sektorin publik janë të rëndësishme lidhjet familjare/shoqërore, 30.4 përqind thonë besnikëria ndaj partisë, derisa 13.7 për qind ryshfeti.

Arsimin e shohin të rëndësishëm për t’u punësuar vetëm 10.4 për qind e qytetarëve, përvojën 4.8 për qind dhe trajnimin profesional 4.1 përqind.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportohet se janë regjistruar mbi 130 raste të lëndimit misterioz…