Punësimet e emërimet familjare, tregues i pastër i mentalitetit fisnor e primitiv i partive e liderëve të partive

26 qershor 2021 | 16:21

Profesori universitar, Avdi Smajljaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se punësimet e emërimet familjare (nepotiste), klienteliste, e partiake në institucione të vendit, kompani publike, etj. janë tregues i pastër i mentalitetit fisnor e primitiv i partive e liderëve të partive.

“Këtë e qasje e hasim në vendet jo të modernizuara, si në disa shtete të Afrikës qëndrore, ku shteti konsiderohet pronë private e liderëve autoritarë, por jo edhe në vendet demokratike, jo aty ku jemi nisur e nuk po ecim dot”, ka shkruar Smajljaj.

Ai ka theksuar se në Kosovë tanimë kjo është një rregull automatikisht e vetkuptueshme.

“Për dallim, në Kosovë krahas traditave të tilla, këto informalitete janë të shtrira e strukturuara edhe te të gjitha partitë politike.
Kosova ka nevojë për parti emancipuese, që tërheqin mbarë në drejtim të progresit”, ka shkruar profesor Smajljaj.

Postimi i plotë i tij:

Punësimet e emërimet familjare (nepotiste), klienteliste, e partiake në institucione të vendit, kompani publike, etj. janë tregues i pastër i mentalitetit fisnor e primitiv i partive e liderëve të partive, që e shohin shtetin si:
– diçka të cilin duhet plaçkitur, prej të cilit duhet të marrësh e të dërgosh te shpia
– diçka që të përdorësh për nevoja të fisit e partisë
– diçka që nuk mund ti besosh e të jesh lojal ndaj tij, më shumë se sa partive, liderit, familjes, e strukturave tjera joformale.

Këtë e qasje e hasim në vendet jo të modernizuara, si në disa shtete të Afrikës qëndrore, ku shteti konsiderohet pronë private e liderëve autoritarë, por jo edhe në vendet demokratike, jo aty ku jemi nisur e nuk po ecim dot.

Sa për ilustrim, në Namibi, një shtet jug-perëndimorë afrikan, fisi më i madh, Owambo, në kulturën e tij, ka gjithashtu normat sipas të cilave nëse zyrtarët shtetëror nuk i favorizojnë anëtarët e familjeve të fisit, atëherë ata leçiten nga familjet e fisit.

Shembuj të tillë gjejmë kryesisht në shoqëritë para moderne.

Në Kosovë tanimë kjo është një rregull automatikisht e vetkuptueshme. Për dallim, në Kosovë krahas traditave të tilla, këto informalitete janë të shtrira e strukturuara edhe te të gjitha partitë politike.

Kosova ka nevojë për parti emancipuese, që tërheqin mbarë në drejtim të progresit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar…