Punëtorët e “Infrakos”-it paralajmërojnë grevë: Që 15 vjet s’kemi rritje pagash

29 korrik 2025 | 08:32

Ka më shumë se një muaj që punëtorët e “INFRAKOS” në shenjë proteste ndalën trenat për të kërkuar atë që nuk e kanë marrë tash e 15 vjet, rritjen e pagave.

Veprimet sindikale i patën lënë në gjysëm në shpresë të negociatave për kërkesat e tyre.

E pavarësisht kësaj, nuk u arritë asnjë rezultat.

“Të gjitha bordet pa përjashtim, nuk kanë dashur të dëgjojnë kërkesat tona…Kërkesa jonë mbetet indeksimi i pagave në raport me ngritjen e inflacionit. Bordi dhe menaxhmenti nuk kanë arritur ta bindin qeverinë për realizimin e obligimeve të tyre”, ka thënë Hysen Nikçi, kryetari i Sindikatës së “Infrakos”-it.

Rroga më e ulët në Infrakos është 320 euro e sipas Nikçit, asnjëherë në 15 vitet e fundit s’është rritur.

Për rrjedhojë, ata kanë paralajmëruar veprime sindikale.

“Kjo ndikon keq se secili punëtorë i Infrakos ndihet i anashkaluar, paga skandalpze…kemi probleme edhe me konkurse, kërkojmë inxhinier për larmi të ndryshme dhe nuk plotësohen vendet e punës sepse rroga është 480 euro”, ka thënë Hysen Nikçi, Kryetari i Sindikatës së “Infrakos”.

Në qershor të këtij viti, grevës së “Infrakos”-it iu kishin bashkangjitur edhe ata të “Trainkos”-it.

Por për këta të fundit, greva asokohe solli rezultate.

“Kemi arrit një marrëveshje të lehtë, rritja mesatare 100 euro. Është degradu paga, është koha e fundit të reflektojnë të gjitha strukturat që punëtorët e hekurudhave t’i trajtojë dinjitetshëm”, ka thënë Florim Gjyrefci, Kryetari i Sindikatës në “Trainkos”.

Ditëve të ardhshme, ata pritet të bëjnë të ditur veprimet sindikale të tyre në rast të ndonjë mosreflektimi nga menaxhmenti. /Dukagjini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me shtim të vranësirave, gjatë natës pjesëve perëndimore të vendit,…